Mire se vini ne Forumin Islam Bujanoci
Lusim Allahun s.v.t qe te keni dobi nga vizita juaje
Regjistrohu ose Identifikohu
Mire se vini ne Forumin Islam Bujanoci
Lusim Allahun s.v.t qe te keni dobi nga vizita juaje
Regjistrohu ose Identifikohu
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.



 
PORTALIForumGalleryKërkoLatest imagesRegjistrohuidentifikimi

 

 Lehtësimi i agjërimit dhe edukimi i tij

Shko poshtë 
AutoriMesazh
Admin
Administratore
Administratore
Admin


Numri i postimeve : 846
Join date : 03/06/2009
Age : 39

Lehtësimi i agjërimit dhe edukimi i tij Empty
MesazhTitulli: Lehtësimi i agjërimit dhe edukimi i tij   Lehtësimi i agjërimit dhe edukimi i tij Icon_minitimeSun Aug 09, 2009 8:32 am

Lehtësimi i agjërimit dhe edukimi i tij

Kemi shumë lehtësime që Allahu xh. sh. deshi që t'ua lehtësojë për shkak të robëve të tij, që kur ata të ndihen në vështirësi apo detyrim. Disa prej tyre janë:
Lehtësohet për muslimanin që të hajë në ditën e Ramazanit nëse ai është i sëmurë dhe nëse ai është në udhëtim dhe e mundon agjërimi, Allahu xhel-le she'nuhu thotë: "Ndërsa kush është i sëmurë ose në udhëtim lë t'a agjërojë po aqë ditë nga ditët e mëvonshme, Allahu me këtë dëshiron lehtësim për ju, e nuk dëshron veshtërsim për ju."
Prej lehtësimëve është se lejohet përdorimi i misvakut apo brushës për çdo kohë të agjërimit, para dreke apo pas dreke. Ky ështe mendimi më i saktë -inshallah. Ata që thojnë nuk bën të argumentohet me një hadith ku thotë: "Nëse agjëroni, mund të përdorni misvakun pas sabahut, kurse mos e perdorni para akshamit", këtë hadith e transmeton Darekutni dhe Bejhakiu e që ky hadith është i dobët shumë, dhe nuk vlenë për rregullat islame. Por, misvaku është i preferuar të përdorët në çdo kohë e veçanarisht në vendet ku kemi argumente për përdorjen e tij, e ato janë:
1 Për çdo namaz
2 Për çdo abdes
3 Kur të hysh në shtepi
4 Kur të çohesh nga gjumi
5 kur të lexosh Kur'an
6 Kur t'i vije era gojës

Poashtu lejohet edhe shperlarja e gojes me ujë, dhe larja e hundës duke mos e tepruar, se duhet ta ketë parasyshë frikën së mos i shkon diçka prej ujit të poshtë e ta prish agjërimin me te. Transmeton Tërmidhiu, Ebu Davudi dhe Ahmedi, nga hadithi i Lukejt ibën Sabrete se Pejgamberi s.a. ka thënë të shpërlahet goja dhe hunda shumë përveç nëse je agjërushem.
Poashtu është e lejuar që gruaja të provon gjellën kur është duke pregaditur ushqimin, por me kusht që mos t'a çojë tëposhtë në bark.
Poashtu lejohet për agjëruesin që të freskon vetën me ujë kur është shumë vapë apo të pastrohet. Për këtë na tregon hadithi i vërtetë nga Ebu bekër ibën Abdurrahmani nga disa shokë të Pejgamberit a.s. se ka thënë: "E kam parë Pejgamberin a.s. duke hedhur ujë mbi kokën e tij e ai ishte agjërueshëm. Këtë e bente për shkak se ishte i etur dhe ishte vapë e madhe.
Poashtu është e lejuar nëse ka nevojë që të vë hapa-ilaçe në vesh apo në sy, edhe nëse e shijon në mbrendësinë e tij sepse ajo nuk është ushqim e as pije, e as që ka kuptim të ushqimit apo pijës, sikur që ka thënë ibën Tejmijje [Allahu e mëshiroftë].
Ja tash do t'i cekim disa nga sjelljet e agjërimit:

1-Syfyri

Transmeton Buhariu dhe Muslimi në librin e tyre që Pejgamberi a.s.: " Hani syfyr, se vërtet në syfyr ka bereqet."
Eshtë mirë që syfyri të hahet qoftë edhe pak, e nëse nuk ka mundesi së paku një gotë ujë, dhe është mirë që të vonohet syfyri. Për këtë ka ardhur hadithi që transmeton Buhariu dhe Muslimi nga hadithi i Enesit nga Zejd ibën Thabiti r.a. që i ka thënë: " Kemi ngrënë syfyr me të Dërguarin a.s. dhe pastaj u çua në namaz. Tha Enesi: "Sa ishte në mes të ezanit dhe syfyrit lexoi përafërsisht pesëdhjetë ajete.

2-Shpejtimi i iftarit

Nga hadithi i Sehel ibën Sa'dit që ka ardhur në dy sahihat se Pejgamberi a.s. ka thënë: "Do të mbesin njerëzit në hajr derisa ata e shpejtojnë iftarin." Prej sunetit është që të bëhët iftar me hurma të njoma e të freskëta. Nëse nuk gjen, është mirë të bëhët iftar me ç'fardo lloj hurme. E nëse nuk gjen, ateherë me ujë.

3-Largimi nga gibeti-përgojimi

Prej edukimit të agjërimit është se obligon njeriun që mos të mirret me gibet (pergojim) dhe t'i largohet atij dhe po ashtu të mos të bajë fjalë dhe t'ju largohesh fjalëve të kota, që janë të rrejshme. Po ti vëlla i dashur, nëse barku yt agjëron, është mirë që edhe gjymtyrët tjera të tua të agjërojnë prej të gjithave haramëve dhe sendëve të kota.

4- Duaja para se të bësh iftar

Prej edukatës se agjërimit eshte duaja para se të bësh iftar, sepse duaja e agjëruesit nuk kthehet mbrapa. Transmetohet nga Ebu Davudi nga hadithi i ibn Omerit që ka zinxhirin e mirë se Pejgamberi s.a.v.s. kur bëntë iftar thoshte: "Na shkoi urija, u mbushën damarët, na u shkrua shpërblimi".
Mbrapsht në krye Shko poshtë
http://www.bujanoci.org
 
Lehtësimi i agjërimit dhe edukimi i tij
Mbrapsht në krye 
Faqja 1 e 1
 Similar topics
-
» Veprat e lejuara gjatë agjërimit
» Kapitulli i agjërimit
» Nijetet e agjërimit
» Merre shpërblimin e agjërimit dy herë!
» Ajetet e agjërimit ne suren El-Bekare

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
 :: Agjërimi i Ramazanit-
Kërce tek: