Mire se vini ne Forumin Islam Bujanoci
Lusim Allahun s.v.t qe te keni dobi nga vizita juaje
Regjistrohu ose Identifikohu
Mire se vini ne Forumin Islam Bujanoci
Lusim Allahun s.v.t qe te keni dobi nga vizita juaje
Regjistrohu ose Identifikohu
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.



 
PORTALIForumGalleryKërkoLatest imagesRegjistrohuidentifikimi

 

 Vepra e parë që të nxjerë prej Islamit

Shko poshtë 
AutoriMesazh
Admin
Administratore
Administratore
Admin


Numri i postimeve : 846
Join date : 03/06/2009
Age : 40

Vepra e parë që të nxjerë prej Islamit Empty
MesazhTitulli: Vepra e parë që të nxjerë prej Islamit   Vepra e parë që të nxjerë prej Islamit Icon_minitimeTue Apr 20, 2010 1:33 pm

Negacionet e Islamit janë ato vepra të cilat, nëse muslimani i vepron, e asgjësojnë imanin dhe ia prishin veprat dhe bëhet prej banorëve të Xhehenemit. Për këtë obligohet çdo musliman dhe muslimane t’i mësojë këto negacione, përndryshe mund t’i veprojë duke mos e ditur, sikur që e shohim tek shumica, të cilët pretendojnë se janë muslimanë..

Duhet patur parasysh se ka më shumë se dhjetë negacione, por autori Allahu e mëshiroftë, i zgjodhi këto dhjetë për shkak të pajtimit global të të gjithë muslimanëve për këto negacione, ashtu siç do ta cekim dhe shpjegojmë tek çdo negacion. Apo thuhet: Negacionet janë të shumta të cilët i kanë cekur fukahatë në kaptinën e “Felënësit” (Murtedit), por bazohen në këto dhjetë.

Autori i këtij libri, Allahu e mëshiroftë, thotë:

Një: SHIRKU NË ADHURIM (të bërit Allahut ortak, shok gjatë adhurimit).

“S’ka dyshim se All-llahu nuk falë (mëkatin) t’i përshkruhet Atij shok (idhujtarinë), e përpos këtij (mëkati) i falë kujt do. Kush përshkruan All-llahut shok, ai ka trilluar një mëkat të madh.” (Nisa, 48)

“Bënë kufër (mohuan të vërtetën) ata që thanë: “All-llah është ai, Mesihu, biri i Merjemes”. E vetë Mesihu, (Isai), tha: “O beni israilë, adhurojeni All-llahun, Zotin tim dhe Zotin tuaj, sepse ai që i përshkruan Zotit shok, All-llahu ia ka ndaluar (ia ka bërë haram) atij xhennetin dhe vendi i tij është zjarri. Për mizorët nuk ka ndihmës.” (El-Maide, 72)

Prej llojeve të shirkut është therja e kurbanit për dikë tjetër pos Allahut, ashtu siç I therin për xhinët si dhe nëpër varreza.
Autori, Muhamed ibn AbdulWehhabi, I filloi këto dhjetë negacione me shirkun, ngase është mëkati më I madh, që e shkatërron rububietin (njëshmërinë) e Allahut, subhanehu we teala, dhe mangëson uluhijetin. Shirk është që dikush, krahas Allahut, të barazohet me Allahun, subhanehu we teala, në atë që është prej veçorive të Allahut. Si nuk është mëkati më I madh me të cilën I bëri Allahut, subhanehu we teala, ortak dhe shok në adhurim, pasi që e krijoi prej asgjëje dhe I dhuroi shumë mirësi?!

Shirku ndahet në tre lloje:

1. Shirku i madh
2. Shirku i vogël
3. Shirku i fshehtë

Ibn Kajimi anon kah mendimi se shirku ndahet në dy lloje: Shirku i madh dhe shirku i vogël.

Lloji i parë: SHIRKU I MADH

Shirkun e madh nuk e fal Allahu, subhanehu we teala, vetëm se me pendim. Personi nëse e takon Allahun, subhanehu w e teala, duke i bërë shirk të madh, do të jetë përgjithmonë në zjarr.

Allahu, subhanehu we teala, thotë:

“S’ka dyshim se All-llahu nuk falë (mëkatin) t’i përshkruhet Atij shok (idhujtarinë), e përpos këtij (mëkati) i falë kujt do. Kush përshkruan All-llahut shok, ai ka trilluar një mëkat të madh.” (Nisa, 48)

“Duke qenë të sinqertë në besimin ndaj All-llahut, dhe duke mos i përshkruar Atij shok, e kush i përshkruan shok All-llahut, ai është sikur të bie nga qielli e ta rrëmbejë shpendi, ose si ai të cilin e gjuan era e stuhishme në ndonjë vend të humbur.” (El Haxh, 31)

Për këtë mushrikët, idhujtarët, adhuruesit e varreve dhe të tjerët iu drejtohen zotave të tyre në zjarr.

“Pasha All-llahun, njëmend ne kemi qenë krejtësisht të humbur”, Kur juve (idhuj) u kemi barazuar me Zotin e botëve." (Shuara, 97-98)

Idhujtarët nuk i barazonin zotat e tyre me Allahun, subhanehu we teala, në krijim, në ushqim, ngjallje dhe as në vdekje, por e barazuan në dashuri, e cila është thelbi I adhurimit. Po ashtu I barazuan në madhërinë e cila është një vepër prej veprave më të mira dhe adhurim prej adhurimeve më të ngritura dhe lartësuara.

Për këtë Allahu I nënçmoi ata të cilët nuk e lartësojnë dhe madhërojnë Atë, subhanehu we teala:

“Ç’është me ju që Allahut nuk I shprehni madhërinë që e meriton?” (Nuh, 13)

Andaj ne themi se dëmi, degjenerimi I tërësishëm kthehet në të bërit shok dhe ortak Allahut, subhanehu we teala.
Shirku I madh është I shumëllojshëm, kthehen në katër llojet kryesore, andaj do t’I cekim sipërfaqësisht duke shpjeguar shkurtimisht që mos të zgjasim megjithëse të folurit në këto çështje është mëse e kërkuar, por pas zvogëlimit të ambicieve shkurtimisht do të cekim atë çka ka dobi.

1. Shirku në lutje (adhurim)

Argument për këtë është fjala e Allahut:

“(Idhujtarët e dinë për All-llahun pse) Kur hipin ata në anije (u këputet lidhja me tokën dhe frikësohen) i luten sinqerisht All-llahut, e kur i shpëton ata (dhe dalin) në tokë, qe, po ata të njëjtit i lusin idhujt!” (El-Ankebut, 65)

Autori, Allahu e mëshiroftë, në librin e tij “Katër themelet” thotë:

“Baza e katërt: Mushrikët (idhujtarët) e kohës sonë I bëjnë Allahut shirk më shumë dhe më keq se mushrikët më parë, ngase të parët I bënin ortak Allahut duke qenë të sigurtë dhe në rehati dhe ishin të sinqertë në vështirësi, kurse idhujtarët (mushrikët) e kohës sonë I bëjnë shok (ortak) Allahut në rehati dhe vështirësi”.

Autori në parathënien e librit “Katër themelet” thotë:

“Nëse futet shirku në adhurim, e prish adhurimin ashtu siç e prish urina abdesin. Nëse e din se shirku përzihet me adhurimin – e prish, asgjëson veprën dhe vepruesi I saj është prej banorëve të përgjithmonshëm të zjarrit, atëherë kupton se vepra më e rëndësishme është, të mësuarit e shirkut që ndoshta Allahu të na shpëtojë prej këtij rrjeti të rrezikshëm, e kjo është shirku, të bërit shok Allahut”.

2. Shirku në qëllime (nijeti)

Argument për këtë është fjala e Allahut:

“Kush ka për qëllim jetën e kësaj bote dhe të mirat e saj, Ne do t’ua plotësojmë atyre shpërblimin e veprave të tyre në të, dhe atyre nuk do t’u mungojë gjë. Të këtillëve në botën tjetër u përket vetëm xhehennemi. Ajo që punuan dhe vepruan ata ka dështuar dhe është asgjësuar.” (Hud, 15-16)

Dijetari i njohur Ibn Kajimi, Allahu e mëshiroftë, thotë:

“Sa i përket shikurt në qëllime është një det i pafund, pak prej njerëzve shpëtojnë nga ky shirk, kush ka për qëllim në veprën e tij dikë tjetër krahas Allahut, subhanehu we teala, apo ka qëllim diçka tjetër e jo afrimin tek Allahu, duke kërkuar shpërblim prej Tij, vetëm se i ka bërë Allahut shok në qëllim dhe nijet. Shirku në qëllime llogaritet si shirk i madh nëse të gjitha veprat janë për dikë tjetër krahas Allahut, kurse nëse ka hipokrizi është shirk i vogël”.

Do të vijojë shpjegimi për këtë nëse don Allahu.

3.Shirku në nënshtrueshmëri dhe respektim

Të nënshtruarit priftit (çifut) e murgut (krishterë) dhe parisë së tyre, për t’i bërë mëkat Allahut, subhanehu we teala, siç thotë Allahu, subhanehu we teala:

“Ata i konsideruan “ahbarët” (priftër jehudi) të tyre, “ruhbanët” (murgjit e krishterë) të tyre dhe Mesihun (Isain) birin e Merjemes, për zota pos All-llahut, ndërsa ata nuk janë urdhëruar për tjetër (nga pejgamberët) pos për adhurimin ndaj All-llahut një, e që nuk ka të adhuruar tjetër pos Tij. I lartë është Ai nga çka i shoqërojnë.” (Teube, 31)

Prej asaj çka e shpjegon këtë ajet dhe e qartëson është hadithi të cilin e transmeton T irmidhiu dhe të tjerët nga Adij ibn Hatim se e ka dëgjuar këtë Ajet: “Ata i konsideruan “ahbarët” (priftër jehudi) të tyre, “ruhbanët” (murgjit e krishterë) të tyre dhe Mesihun (Isain) birin e Merjemes, për zota pos All-llahut, ndërsa ata nuk janë urdhëruar për tjetër (nga pejgamberët) pos për adhurimin ndaj All-llahut një, e që nuk ka të adhuruar tjetër pos Tij. I lartë është Ai nga çka i shoqërojnë.”, i thashë: “O i dërguari i Allahut, ne nuk i adhurojmë ata!”. Tha: “A nuk ua ndalonin atë të cilën Allahu e bëri të lejuar dhe ju e ndalonit, a nuk ua lejonin atë të cilën Allahu ua ndaloi dhe ju e lejuat”. Thashë: “Po.” Tha: “Ky është adhurimi i tyre”.

Ibn Tejmiu, rahimehullah, thotë:

“Ata të cilët i morën priftërinjtë dhe murgjit për zota, iu nënshtruan në lejimin çka i ndaloi Allahu, subhanehu we teala, dhe ndalimin çka e lejoi Allahu, subhanehu we teala, ky manifestim është në dy mënyra:

Një: Nëse e din se këta e kanë ndryshuar fenë e Allahut dhe i ndjekin në këtë ndryshim, besojnë lejimin çka e ndaloi Allahu dhe ndalimin çka e lejoi Allahu duke e ndjekur parinë, kurse ata e dinë se këta kundërshtuan fenë e pejgamberëve, kjo është kufër (dalje nga feja), i kanë bërë shok dhe ortak Allahut dhe Pejgamberit edhe pse nuk i adhuronin këta udhëheqës dhe nuk ju bënin sexhde atyre. Ai i cili ndjek dikë tjetër në të kundërtën e fesë duke e ditur këtë dhe beson se atë çka thotë ky është më poshtë se fjala e Allahut dhe Pejgamberit, është kafir sikur këta.

Dy: Të jetë besimi i tyre dhe bindja se të lejuarit dhe ndaluarit është veçori e Allahut, subhanehu we teala, por iu nënshtruan në të bërit mëkat Allahut, ashtu siç vepron muslimani prej mëkateve të cilët beson se janë mëkate. Vendimi, dispozita e këtyre (dhe ata të cilët janë si këta) është sikur tjerët prej mëkatarëve.

4.Shirku i dashurisë

Argument për këtë është fjala e Allahut:

“E nga njerëzit ka asish që në vend të All-llahut besojnë idhujt, që i duan (i madhërojnë) ata, sikur (që besimtarët e vërtetë e duan) All-llahun, po dashuria e atyre që besuan All-llahun është shumë më e fortë. E sikur të dinin ata që bënë mizori se kur do ta shohin dënimin (në botën tjetër), do të binden se e tërë fuqia i takon vetëm All-llahut (e jo idhujve) dhe se All-llahu është ndëshkues i rreptë.” (El-Bekare, 165)

Politeistët dhe idhujtarët me injorancën ndaj zotit të tyre, i vëren se i duan zotat prej putave (idhujve) dhe të tjerët, ashtu siç e duan Allahun, ndoshta edhe më shumë, e vëren nëse nënçmohet idhulli (zoti i tij) hidhërohet për të më shumë se sa për Allahun, subhanehu we teala. Gëzohet për putat e tij më shumë se sa gëzohet për Allahun.

Allahu, subhanehu we teala, thotë:

“Kur përmendet vetëm All-llahu, zemrat e atyre që nuk besojnë botën tjetër neveriten, e kur përmenden, përveç Atij, të tjerë, ata gëzohen.” (Zumer, 45)

Dijetari i madh, Ibn Kajimi thotë:

“Ekzistojnë katër lloje të dashurisë, duhet t’i dallojmë, ngase është humbur kush është humbur duke mos i dalluar këta lloje:

Një: Dashuria e Allahut, subhanehu we teala.

Kjo dashuri nuk mjafton për të shpëtuar nga zjarri e as për të fituar Xhenetin, ngase politeistët, idhujtarët, krishterët dhe çifutët e tjerë e donin Allahun, subhanehu we teala.

Dy: Të dashurit e asaj që e don Allahu, subhanehu we teala.

Ky lloj i dashurisë është ai çka e fut njeriun në Islam dhe e largon prej kufrit, më i dashuri prej njerëzve është ai i cili e praktikon më së shumtë këtë dashuri.

Tre: Dashuria për Allahun, subhanehu we teala.

Kjo dashuri është fryt i dashurisë çka e don Allahu, subhanehu we teala, ngase nuk trajtohet dashuria e asaj çka e don Allahu vetëm nëse duhet për Allah.

Katër: Dashuria me Allahun, subhanehu we teala.

Kjo dashuri është shirk, çdokush kush don dikë me Allahun, subhanehu we teala, dhe as për shkak të Allahut, subhanehu we teala, vetëm se e ka marrë ortak krahas Allahut, subhanehu we teala, kjo është dashuria e politeistëve, idhujtarëve.
Këto katër lloje të shirkut të madh të nxjerrin prej Islamit, ngase janë adhurime.

Të kushtuarit e adhurimeve dikujt tjetër pos Allahut është shirk, siç e cek Allahu në Kur’an:

“E kush adhuron me All-llahun edhe ndonjë zot tjetër, për të cilin nuk ka kurrfarë fakti, përgjegjësia e tij është para Zotit të vet, e mohuesit nuk do të shpëtojnë.” (El-Mu’minun, 117)

Allahu i emërtoi këta kafira për shkak të lutjes ndaj tjetërkujt krahas Allahut. Gjithashtu prej shirkut të madh është të theret kurban për dikë tjetër krahas Allahut, ngase therja e kurbanit është afrim dhe adhurim prej adhurimeve më të madhëruara.

Allahu, subhanehu we teala, thotë:

“Andaj ti falu dhe prej kurban për hir të Zotit tënd!” (Keuther, 2)

“Thuaj: Namazi im, kurbani im, jeta ime dhe vdekja ime janë thjesht për Allahun, Zotin e botëve”. (El-En’am, 162)

Kush therë kurban për njerëz të mirë (ewlia), idhuj, apo për ndonjë xhin, siç veprojnë shumica e injorantëve në disa vende dhe periferi të Mekes, tek Sukna el-Menzil, kanë dalur prej fesë islame dhe janë futur nën ombrellën e kufrit dhe humbjes, ngase si të tillë i kushtuan një tjetërkujt adhurim prej adhurimeve më të madhëruara pos Allahut.

Të zotuarit për dikë tjetër krahas Allahut është shirk i madh, ngase zotimi është adhurim, siç thotë Allahu, subhanehu we teala:

“Ata janë që i zbatojnë premtimet e tyre dhe i frikësohen një dite dëmi i së cilës ka përmasa të mëdha.” (Insan, 7)

“All-llahu di për atë që e keni dhënë nga pasuria ose keni zbatuar ndonjë premtim (nedhër), e për ata mëkatarët nuk ka ndonjë ndihmëtarë.” (Bekare, 270)

Kush zotohet për evlijatë me qirinj apo mish dhe gjëra tjera vetëm se ka dalur prej fesë (Islamit), ngase një gjë e tillë nuk lejohet vetëm se për Allahun, kush e drejton zotimin e tij për tjetër e jo për Allahun, me të vërtetë e kundërshton atë me të cilën ka ardhur Muhamedi, sal’allahu alejhi we selem.

Atë që e bëjnë adhuruesit e varrezave në shtetet fqinje etj., të zotuarit për atë çka besojnë se sjell dëm dhe dobi, është shirk i madh, nxjerrës nga Islami, ai i cili thotë se është shirk i vogël ka gabuar shumë dhe ka folur me injorancë. Gjithashtu shirk i madh është të kërkuarit mbrojtje dhe shpëtim nga dikush tjetër pos Allahut.

Lloji i dytë: Shirku i vogël

Vepruesi i shirkut të vogël është nën mëshirën e Allahut, ky është mendimi më i saktë, nëse don Allahu, ia falë dhe e fut në Xhenet, e nëse don e dënon, por fundi i tij do të jetë Xheneti, ngase shirku i vogël nuk e bën njeriun të qëndron në Xhehenem përgjithmonë, por i kanoset dënimi, andaj duhet të kemi kujdes nga shirku i vogël.

Prej llojeve të shirkut të vogël është të betuarit në dikë tjetër pos Allahut, nëse nuk ka qëllim ta lartësojë dhe madhërojë, ngase përndryshe bëhet shirk i madh. Pejgamberi, sal’allahu alejhi we selem, thotë:

“Kush betohet në dikë tjetër pos Allahut ka bërë kufër apo shirk”. (Transmeton Ahmedi, Ebu Davudi, Tirmidhiu dhe Hakimi)

Syefaqësia
Pejgamberi, sal’allahu alejhi we selem, thotë: “Gjëja që frikësohem më shumë për ju është shirku i vogël”. Thanë: “O i dërguari i Allahut, çfarë është shirku i vogël?”. Ai tha: “Syefaqësia”. (Transmeton Ahmedi)

Nëse shirku i vogël ka qenë rrezik për sahabët të cilët jetonin me Pejgamberin, sal’allahu alejhi we selem, dhe përjetuan zbritjen e Kur’anit, për të tjerët është edhe më shumë, e posaçërisht ata që kanë pak dituri dhe kanë besim të dobët.
Muslimani nuk do të mbrohet prej shirkut me asgjë tjetër pos me sinqeritet ndaj Allahut dhe përcjellje të përpiktë të Pejgamberit, sal’allahu alejhi we selem.

Kur Ibn Kajimi, Allahu e mëshiroftë, ka përmendur shirkun e adhuruesve të diellit, hënës dhe adhuruesve të zjarrit, ka thënë:

“Shirku në adhurim është më i lehtë se ky shirk, ngase e vepron ai i cili beson se nuk meriton adhurim dikush tjetër përveç Allahut dhe se nuk sjell dëm, as dobi, nuk jep dhe nuk merr vetëm se Allahu, nuk ka zot tjetër krahas Allahut, por nuk e veçon dhe njëson në veprat e tij, gjithashtu edhe gjatë adhurimit. Porse ndonjëherë vepron për interesat personale, ndonjëherë për mirësitë e kësaj bote apo për të kërkuar pozitë, lëvdata tek krijesat.
Gjatë adhurimit dhe veprimit të veprave, Allahu ka pjesë ashtu siç ka epshi, egoja e tij, shejtani ka pjesë, krijesat kanë pjesë e kështu është gjendja e shumicës së njerëzve, ky është shirku për të cilin ka thënë Pejgamberi, sal’allahu alejhi we selem: “Shirku në këtë umet është më i fshehtë se zvarritja e mizës përdhese”. Thanë: “Si të shpëtojmë o i dërguari i Allahut?”. Tha: “Thuaj: O Zot, kërkoj mbrojtje prej Teje që mos të veproj shirk duke ditur e kërkoj falje për atë që nuk e di”.

Ashtu siç është Allahu një dhe nuk ka zot tjetër, gjithashtu duhet të jetë adhurimi vetëm për Allahun. Ashtu siç është i veçuar me uluhijetin e Tij, duhet të veçohet me adhurim. Vepra e mirë është ajo vepër e cila nuk posedon syefaqësi dhe është sipas Sunetit. Prej lutjes së Omer ibn Hatabit, radijallahu anhu, ka qenë: “O Zot bëre (shndërroje) veprën time gjith të mirë dhe bëre të sinqertë për fytyrën Tënde dhe mos i bën pjesë askujt”.

Ky shirk në adhurim e asgjëson shpërblimin e veprës, ndoshta do të dënohet për syefaqësinë nëse vepra është obligim, ngase e degradon në shkallën e mosvepruesit, dënohet për lënien e urdhërit ngase Allahu, subhanehu we teala, ka urdhëruar që të adhurohet me sinqeritet.

Allahu, subhanehu we teala, thotë:

“E duke qenë se ata nuk ishin të urdhëruar me tjetër, pos që ta adhuronin All-llahun me një adhurim të sinqertë ndaj Tij, që të largohen prej çdo besimi të kotë, ta falin namazin, të japin zeqatin, se ajo është feja e drejtë.” (Bejine, 5)

Ai i cili nuk e adhuron Allahun, subhanehu we teala, me sinqeritet, nuk vepron me atë çka është urdhëruar, por atë çka e vepron është vepër e papëlqyer (jo e urdhëruar), atëherë ajo vepër nuk është e vërtetë dhe nuk pranohet.

Allahu, subhanehu we teala, në hadith kudsij thotë: “Unë jam më i pasur prej ortakëve nga shirku, kush vepron një vepër dhe më bën ortak me dikë tjetër, kjo vepër është për atë e Unë jam i distancuar nga kjo vepër”. (Transmeton Muslimi dhe Ibn Maxhe)

Ky lloj i shirkut ndahet në dy lloje: falës dhe jo falës.

1.Të jetë tërësisht syefaqësi, nuk dëshiron personi me veprën e tij vetëm se të mirat e kësaj bote, apo bën syefaqësi (shtirje) për krijesat si hipokritët (munafikët) për të cilët Allahu, subhanehu we teala, tha:

“Munafikët përpiqen të mashtrojnë All-llahun (duke u paraqitur rrejshëm si besimtarë), por All-llahu mbizotëron dinakëritë e tyre. Ata edhe kur falen, falen me përtaci dhe vetëm sa për t’u dukur te njerëzit dhe fare pak e përmendin All-llahun.” (Nisa, 142)

Për këtë vepër nuk dyshon muslimani se është asgjësuar (e prishur) dhe se vepruesi meriton hidhërim prej Allahut, subhanehu we teala.

2.Gjendja e dytë, të jetë vepra për Allahun, subhanehu we teala, e (duke) shoqëruar me syefaqësi, ky lloj ndahet në dy lloje:

Një: Ta shoqëron syefaqësia prej fillimit të veprës.

Dy: Gjatë kryerjes së adhurimit ta shoqërojë apo e godet syefaqësia.

Për sa i përket gjendjes së parë vepra e tij nuk pranohet dhe është asgjësuar. Kjo argumentohet me hadithin të cilin e transmeton Muslimi nga Ebu HUrejra, radijallahu anhu, i cili ka thënë:

“Tha Pejgamberi, sal’allahu alejhi we selem, se Allahu, subhanehu we teala, ka thënë: “Unë jam më i pasur prej ortakëve nga shirku, kush vepron një vepër dhe më bën ortak me dikë tjetër, kjo vepër është për atë e Unë jam i distancuar nga kjo vepër”.

E nëse e godet syefaqësia dhe vazhdon gjatë adhurimit, disa dijetarë thonë se asgjësohet vepra (e bën kotë veprën), ndërsa të tjerët thonë nëse vazhdon me të, aq sa posedon sinqeritet, do të shpërblehet dhe do të dënohet për syefaqësinë.

Nëse mundohet ta largojë ky ka pjesë nga fjala e Allahut, subhanehu we teala:

“S’ka dyshim se All-llahu nuk bën pa drejtë as sa grimca, e nëse ajo vepër është e mirë, Ai e shumëfishon atë dhe Vetë Ai i jep shpërblim të madh. Dhe si do të jetë gjendja e atyre (që nuk besuan), kur Ne do të sjellim dëshmitarë për çdo popull, e ty do të sjellim dëshmitarë mbi ata (që nuk të besuan)?” (Nisa, 40-41)

Ibn Kajimi, Allahu e mëshiroftë, në librin e tij “Ialam el-Muvakin” thotë:

“Ky është shikur ai i cili falet me të holla (paguhet). Falet, por falet për Allahun dhe rrogën. Dhe sikur ai i cili bën haxh që ta kryej obligimin dhe t’i thuhet se ai është ‘Haxhi’, apo jep zekat e kështu me radhë. Këtij nuk i pranohet vepra”.
Ibn Rexhebi, Allahu e mëshiroftë, thotë: “I kemi cekur më parë hadithet e xhihadit të cilët aludojnë se ai i cili, përmes luftës në rrugën e Allahut, dëshiron diçka nga të mirat e kësaj bote, nuk ka shpërblim!”.

Këto hadithe aludojnë se ky person nuk ka patur qëllim tjetër nga xhihadi i tij vetëm se të mirat e kësaj bote.
Nga kjo kuptojmë se ka dallim mes atij i cili lufton për përmendje dhe sevape dhe mes atij i i cili lufton për plaçka të luftës dhe shpërblim.
Për të parin transmetohet prej Ebu Umames tek Nesaiu me zinxhir të mirë se një njeriu erdhi tek Pejgamberi, sal’allahu alejhi we selem, dhe e pyeti nëse një njeri lufton duke kërkuar shpërblim dhe autoritet (pozitë, famë), si është çështja me të? Pejgamberi sal’allahu alejhi we selem, iu përgjigj: “Nuk ka asgjë për të”.
Këtë pyetje e përsëriti tre herë, ndërsa Pejgamberi, sal’allahu alejhi we selem, përgjigjej: “Nuk ka asgjë për të”, pastaj tha: “Allahu, subhanehu we teala, nuk pranon vepër vetëm nëse është e sinqertë dhe ka për qëllim fytyrën e Allahut, subhanehu we teala”, kurse për të dytin e cekëm më herët, ndërsa Allahu është më i Dituri.

Sulejman el-Ulwan
Mbrapsht në krye Shko poshtë
http://www.bujanoci.org
 
Vepra e parë që të nxjerë prej Islamit
Mbrapsht në krye 
Faqja 1 e 1
 Similar topics
-
» Vepra e pestë që të nxjerë prej Islamit
» Vepra e gjashtë që të nxjerë prej Islamit
» Vepra e katërt që të nxjerë prej Islamit
» Vepra e shtatë që të nxjerë prej Islamit
» Vepra e tretë që të nxjerë prej Islamit

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
 :: Akide-
Kërce tek: