Mire se vini ne Forumin Islam Bujanoci
Lusim Allahun s.v.t qe te keni dobi nga vizita juaje
Regjistrohu ose Identifikohu
Mire se vini ne Forumin Islam Bujanoci
Lusim Allahun s.v.t qe te keni dobi nga vizita juaje
Regjistrohu ose Identifikohu
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.



 
PORTALIForumGalleryKërkoLatest imagesRegjistrohuidentifikimi

 

 Vepra e gjashtë që të nxjerë prej Islamit

Shko poshtë 
AutoriMesazh
Admin
Administratore
Administratore
Admin


Numri i postimeve : 846
Join date : 03/06/2009
Age : 40

Vepra e gjashtë që të nxjerë prej Islamit Empty
MesazhTitulli: Vepra e gjashtë që të nxjerë prej Islamit   Vepra e gjashtë që të nxjerë prej Islamit Icon_minitimeFri Apr 23, 2010 1:09 pm

Negacionet e Islamit janë ato vepra të cilat, nëse muslimani i vepron, e asgjësojnë imanin dhe ia prishin veprat dhe bëhet prej banorëve të Xhehenemit. Për këtë obligohet çdo musliman dhe muslimane t’i mësojë këto negacione, përndryshe mund t’i veprojë duke mos e ditur, sikur që e shohim tek shumica, të cilët pretendojnë se janë muslimanë..

Duhet patur parasysh se ka më shumë se dhjetë negacione, por autori Allahu e mëshiroftë, i zgjodhi këto dhjetë për shkak të pajtimit global të të gjithë muslimanëve për këto negacione, ashtu siç do ta cekim dhe shpjegojmë tek çdo negacion.
Apo thuhet: Negacionet janë të shumta të cilët i kanë cekur fukahatë në kaptinën e “Felënësit” (Murtedit), por bazohen në këto dhjetë.

Autori, Allahu e mëshiroftë, thotë: “Ai i cili luan (tallet) me diç prej fesë së Pejgamberit, sal’allahu alejhi we selem, me shpërblimin apo dënimin e tij, bën kufër (del nga feja)”.

Argument, për këtë është fjala e Allahut:

“E nëse i pyet ti ata (përse tallen), do të thonë: “Ne vetëm jemi mahnitur e dëfruar”. Thuaj: “A me All-llahun, librin dhe të dërguarin e Tij talleni?” Mos kërkoni fare ndjesë, ju pasi që (shpallët se) besuat, keni mohuar. Nëse një grupi nga ju i falim, grupin tjetër e dënojmë, ngase ishin kriminelë.” (Teube, 65-66)

Të tallurit me diç prej asaj me të cilën ka ardhur Pejgamberi, sal’allahu alejhi we selem, është kufër me pajtimin e të gjithë muslimanëve, edhe nëse nuk e ka për qëllim realitetin e të tallurit.
Transmeton Taberiu, Ibn Hatimi, Ebu Shejhi etj., nga Abdullah ibn Omeri, radijallahu anhu, i cili ka thënë: Tha një njeri në luftën e Tebukut: Nuk kemi parë si ata lexues të Kur’anit, janë ngrënës të mëdhenj, kanë gjuhë renecake, janë më frikacakë në luftë...Tha njëri prej mexhlisit: Gënjen, ti me të vërtetë je munafik, do t’i tregoj Pejgamberit, sal’allahu alejhi we selem!

Kuptoi për këtë Pejgamberi, sal’allahu alejhi we selem, ndërsa Allahu, subhanehu we teala, i shpalli ajete. Thotë Abdullahu: “Unë shihja se si ishte i varur pas fundit të devesë, ndërsa gurët e gjunanin, e ai thoshte: “O i Dërguari i Allahut ne me të vërtetë kalonim kohën duke bërë tallje”, ndërsa Pejgamberi, sal’allahu alejhi we selem, thoshte: “A me Allahun, argumentet e Tij dhe të Dërguarin e Tij bënit tallje?” (Teube, 65)

Pra, fjala e tyre (“ne me të vërtetë kalonim kohën duke bërë tallje”) do të thotë, ne nuk kishim për qëllim në të vërtetë talljen, por donim ta kalonim kohën dhe të lozim, t’i kalojmë lodhjet e rrugës.
Siç ka ardhur në disa transmetime të hadithit, por megjithatë Allahu, subhanehu we teala, i bëri kafira, ngase në këtë aspekt nuk lejohet tallja dhe loja. Ata u bënë kafira me këtë fjalë, edhe pse më parë ishin besimtarë.
Ndërsa sa u përket atyre që thonë se ata kanë bërë kufër pas besimit me gjuhën e tyre duke bërë kufër më parë me zemrën e tyre, këtë fjalë e ka demantuar Shejhul Islam Ibn Tejmiu duke thënë:

“Po të llogariteshin besimtarë vetëm me të shprehurit me gjuhë duke pasur kufër në zemër nuk do të mund t’ju thonte “Mos kërkoni fare ndjesë, ju pasi që (shpallët se) besuat, keni mohuar”. Ngase ky besim me gjuhë u bë paralelisht me kufrin në zemër dhe si të tillë ata vazhduan të jenë kafirë në të njejtën kohë”. 1

Kush bën tallje me diç prej asaj që ka ardhur Pejgamberi, sal’allahu alejhi we selem, siç është të tallurit me diturinë e Sherijatit dhe pasuesit të saj për shkak të diturisë, të tallurit me shpërblimin dhe dënimin e Allahut, të tallurit me urdhëruesit në të mirë dhe të ndalurit nga e keqja për shkak të urdhëruarit në të dhe të ndaluarit në të, të tallurit me namazin qoftë nafile apo farz, gjithashtu të tallurit me falësit e namazit për shkak të namazit të tyre, të tallurit me ata që lëshojnë mjekrën për shkak mjekrës, të tallurit me atë që e ka lënë kamatën për shkak se e ka lënë kamatën, ky njeri është kafir!

Të tallurit me diç prej asaj që ka ardhur Pejgamberi, sal’allahu alejhi we selem, është prej cilësive të munafikëve, siç thotë Allahu, subhanehu we teala:

“Mëkatarët ishin ata të cilët i përqeshnin ata që besuan. Dhe kur kalonin (besimtarët) pranë tyre (idhujtarëve), ata ia bënin me sy njëri-tjetrit. E kur ktheheshin te familjet e veta, ktheheshin të kënaqur. Dhe kur i shihnin ata (besimtarët), thoshnin: “S’ka dyshim se këta (besimtarët) janë të humbur!” Po Ne, nuk i caktuam ata (idhujtarët) si roje të atyre (besimtarëve).
E sot, (në ditën e gjykimit), ata që besuan do të tallen me jobesimtarët. Duke qëndruar të mbështetur (besimtarët) në kolltukë e duke shikuar. A thua a u shpërblyen jobesimtarët për atë që punuan? (Po)” (Mutafifin, 29-36)

Shumica prej dijetarëve e kanë ndarë të tallurit me atë që i është shpallur Pejgamberit, sal’allahu alejhi we selem, në dy lloje:

1. Të tallurit e qartë, siç është rasti i atyre për ët cilët kanë zbritur këto ajete, e ajo është fjala e tyre (ne nuk kemi parë si ata lexues tanë të Kur’anit, të dhënë pas barqeve me gjuhë renacake, më frikacakë në luftë) apo me fjalë të ngjashme të tallësve.

2. Të tallurit jo i qartë, kjo është një det pa bregdet, siç është të bërit shenjë me sy, të nxjerrit e gjuhës, zgjatja e buzës, të bërit me shenjë gjatë leximit të Kur’anit apo Sunetit të Pejgamberit, sal’allahu alejhi we selem, apo gjatë të urdhëruarit në të mirë dhe të ndaluarit nga e keqja.
Është obligim për çdo musliman që t’i ndërpres lidhjet me ata që tallen me fenë e Allahut dhe me Sunetin e Pejgamberit, sal’allahu alejhi we selem, edhe nëse është njeriu më i afërt i tij, dhe mos të ulet me ata që mos të bëhet prej tyre, siç Allahu, subhanehu we teala, thotë:

“Juve u është shpallur në librin (Kur’anin) që, kur të dëgjoni se po mohohet Kur’ani i All-llahut dhe po bëhet tallje me të, mos rrini me ata derisa të mos hyjnë në bisedë tjetër. Përndyshe, ju do të jeni si ata. All-llahu do t’i tubojë tradhëtarët dhe jobesimtërët që të gjithë në xhehennem.” (En-Nisa, 140)

Pra, ai që i dëgjon ajetet e Allahut duke u tallur me to, ndërsa ai është duke qëndruar me ata duke u kënaqur me të ndjenjurit me ta, ai është i njëjtë sikur ata në mëkat, kufër dhe dalje nga Islami, siç tha Allahu:

“Tuboni ata që ishin zullumqarë, shoqërinë e tyre dhe ata që i adhuruan”. (Safat, 22)

Do të thotë të ngjashmit sikur ata.

1. Ai në librin "El-Iman", faqe 273, duke e shpjeguar këtë ajet thotë:
"Ky ajet është argument se ata në veten e tyre nuk kanë bërë kufër, por menduan se kjo nuk është kufër.
Pra na sqaroj se të tallurit me Allahun, ajetet e Tij dhe të Dërguarin e Tij është kufër që bëhet kafir vepruesi i saj pas imanit të tij.
Ky ajet na argumenton se tek ata kishte iman të dobë,t e bënë këtë haram të cilin e dinin se kjo ishte haram, por nuk mendonin se ishte kufër, por ishte kufër që bënë kufër me të, dhe ata nuk menduan se kjo punë lejohet".

Sulejman el-Ulwan
Mbrapsht në krye Shko poshtë
http://www.bujanoci.org
 
Vepra e gjashtë që të nxjerë prej Islamit
Mbrapsht në krye 
Faqja 1 e 1
 Similar topics
-
» Vepra e dytë të nxjerë prej Islamit
» Vepra e parë që të nxjerë prej Islamit
» Vepra e shtatë që të nxjerë prej Islamit
» Vepra e pestë që të nxjerë prej Islamit
» Vepra e tetë që të nxjerë prej Islamit

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
 :: Akide-
Kërce tek: