Në “Sahih” theksohet se i Dërguari i Allahut, sal-lallahu alejhi ve sel-lem është pyetur: “Cili agjërim është më i vlefshëm pas muajit të Ramazanit?” Ka thënë: “Muaji i Allahut të cilin e quani Muharrem.” “Ndërsa cili namaz është më i vlefshëm pas namazit obligativ?” Tha: “Namazi në thellësi të natës.” [Ebu Daud nr.2429]
Ibn Kajjimi, Allahu e mëshiroftë, mendon: “Muaji Muharrem në këtë hadith do të thotë fillimi i vitit ose Eshuru-l-hurum (muajt e shenjtë)”, ndërsa Allahu e di më së miri.
Aisha r.a, i ka thënë të Dërguarit të Allahut, sal-lallahu alejhi ve sel-lem: “O i Dërguari i Allahut, m`u ke afruar ndërsa ke agjërur nafile, pastaj ke ngrënë hejsa (ushqim prej hurmave të përziera me tëlyen dhe me djathë të thatë)”. I Dërguari i Allahut, sal-lallahu alejhi ve sel-lem tha: “Po, me të vërtetë ai i cili agjëron jashtë Ramazanit ose e agjëron Ramazanin, është sikur ai që ka ndarë diçka nga pasuria e tij për sadaka dhe këtë e ndanë me bujari ose është koprrac, duke e rruajtur për vete aq sa do.” [Nesaiu, 4/193,195]
Me një rast erdhi te i Dërguari i Allahut, sal-lallahu alejhi ve sel-lem Ummu Han`ie, piu ujë, e pastaj i dha edhe asaj për të pirë ujë, e pastaj tha: “O i Dërguari i Allahut, unë kam agjëruar,” me ç`rast i Dërguari i Allahut, sal-lallahu alejhi ve sel-lem tha: “Ai i cili agjëron vullnetarisht, vetë vendos; nëse dëshiron, mund të agjërojë, nëse nuk do mund të ndërprejë [Ebu Daudi, nr. 2456]
Një njeri erdhi te i Dërguari i Allahut, sal-lallahu alejhi ve sel-lem dhe i tha: “Më dhëmbin sytë, a mund të perdori syrme kur agjëroj?” “Mundesh”, i tha Pejgamberi, sal-lallahu alejhi ve sel-lem. [Tirmidhiu nr. 726]
Omer b. Ebu-Seleme e pyeti të Dërguarin e Allahut, sal-lallahu alejhi ve sel-lem: “A mundet agjëruesi të puthë derisa agjëron” (gruan) dhe Pejgamberi sal-lallahu alejhi ve sel-lem i tha: “Pyete për këtë Ummu Selemen.” Ajo e kishte njoftuar se i Dërguari i Allahut e bën këtë. Ai i thotë: “O i Dërguari i Allahut, Allahu ty t`i ka falur të gjitha mëkatet të cilat i ke bërë dhe të cilat do t`i bësh.” Ndërsa Pejgamberi sal-lallahu alejhi ve sel-lem tha: “Unë, pasha Allahun, më shumë ia kam frikën Allahut sesa ju dhe më së miri i di kufijtë e Tij. [Muslimi, nr. 1108]
Në një transmetim të cilin e përcjell Ahmedi, përmendet se një njeri e kishte puthur gruan e tij gjatë agjërimit në Ramazan dhe kishte menduar se ka bërë gabim të madh, për këtë e dërgoi gruan e tij që të pyesë të Dërguarin e Allahut se a mund burri të puth gruan e tij kur agjëron. Ummi Seleme e kishte njoftuar se i Dërguari i Allahut nganjëherë e bën këtë. Pasi që e kishte njoftuar burrin e saj, ai tha: “Ne nuk jemi sikur i Dërguari i Allahut. Allahu të Dërguarit të Tij i lejon çka të dojë.” Pastaj gruaja e tij sërish shkoi deri te Ummi Seleme dhe aty e takoi të Dërguarin e Allahut, ndërsa ai e pyeti: Çka është puna me këtë grua?” Ummu Seleme ia shpjegoi. “Vallë a nuk i ke treguar se unë e bëjë këtë?” “I kam thënë dhe ajo i kishte treguar burrit të saj, por kjo vetëm se ia kishte shtuar mundimet, duke thënë: “Allahu i ka lejuar Pejgamberit të Tij çka të dëshirojë”. I Dërguari i Allahut shumë keq u hidhërua dhe tha: “Unë pasha Allahun më shumë ia kam frikën Allahut dhe më së miri ia di kufijtë e Tij.” [Maliku, Ahmedi, dhe Shafiu r.a]
Ahmedi përmend se një i ri e kishte pyetur të Dërguarin e Allahut, sal-lallahu alejhi ve sel-lem: “A guxoj që të puthë derisa agjëroj?” “Jo”, i kishte thënë. Ndërsa një njeri plak e kishte pyetur: “A guxoj të puthi derisa agjëroj?” “Po”, e pastaj tha: “Plaku mund të mbisundojë vetveten.” [Maliku, “Muvet`a”, 1/293]
Një njeri e kishte pyetur të Dërguarin e Allahut, sal-lallahu alejhi ve sel-lem: “O i Dërguari i Allahut, unë kam ngrënë dhe pirë nga harresa, ndërsa kam agjëruar.” Pejgamberi sal-lallahu alejhi ve sel-lem i tha: “Allahu të ka ushqyer dhe të ka dhënë për të pirë.” [Ebu Daud, nr.2398]
Lidhur me këtë edhe Darekutni përcjell me sened-sahih: “Kryeje agjërimin tënd, me atë të ka ushqyer dhe të ka dhënë për të pirë Allahu dhe nuk je i obliguar që të agjërosh sërish atë ditë,” ndërsa ajo ditë ishte dita e parë e Ramazanit. [Darekutni,2/180]
I pyetur për perin e bardhë dhe të zi (në agim), i Dërguari i Allahut, sal-lallahu alejhi ve sel-lem ka thënë: “Ajo e bardha e ditës dhe e zeza e natës.” [Nesaiu, 4/148]
I Dërguari i Allahut, sal-lallahu alejhi ve sel-lem ka ndaluar që të agjërohet ditë e natë pa ndërperje dhe e kanë pyetur se pse ai e bën këtë, ndërsa ai iu përgjigj: “Unë nuk jam sikur ju. Me të vërtetë Zoti im më ushqen dhe më jep të pujë
[Mutefekun aljehi]
Një njeri pyeti: “O i Dërguari i Allahut, ndodhë që të vijë namazi (i sabahut), ndërsa unë jam xhunub; a duhet të agjëroj?” Pejgamberi, sal-lallahu alejhi ve sel-lem iu përgjigj: “Edhe mua gjithashtu më zë namazi deri sa jam xhunub dhe agjëroj.” Njeriu tha: “Ti nuk je sikurse ne, o i Dërguari i Allahut. Ty Allahu t`i ka falur të gjitha mëkatet.” Pejgamberi sal-lallahu alejhi ve sel-lem tha: “Pasha Allahun, me të vërtetë unë më së shumë i frikësohem dhe më së shumti i nënshtrohem Allahut në mesin tuaj.” [Muslimi, nr. 1110]
I pyetur për agjërimin gjatë udhëtimit, i Dërguari i Allahut sal-lallahu alejhi ve sel-lem ka thënë: “Nëse do agjëro, e nëse do ndërpreje agjërimin.” [Buhariu, nr. 184, Hadithin e transmeton Aisha r.a]
Hamza b. Amr el-Eslemi ka thënë: “O i Dërguari i Allahut, ndjej se mund të agjëroj në udhëtim, pra a kam mëkat për këtë?” I Dërguari i Allahut, sal-lallahu alejhi ve sel-lem, iu përgjigj: “Ajo është lehtësim prej Allahut, e kush e pranon mir, ndërsa kush dëshiron të agjërojë nuk ka mëkat.” [Muslimi, nr. 1121,107]
I pyetur rreth agjërimit të Ramazanit me ndërprerje (plotësimin e ditëve që kanë kaluar pa agjëruar), I Dërguari i Allahut, sal-lallahu alejhi ve sel-lem u përgjigj: “Agjerimi të takon ty. Paramendo kur ndonjëri prej nesh të jetë borxh dhe e kthen atë nga një apo dy dirhemë. Kjo a nuk është larje e borxhit.” Ndërsa Allahu falë dhe është i mëshirshëm. [Darekutni me sened të mirë]
Një grua e pyeti të Dërguarin e Allahut, sal-lallahu alejhi ve sel-lem: “O i Dërguari i Allahut, nëna ime ka vdekur ndërsa ka mbetur borxh agjërimin dhe zotimin, pra a mund të agjëroj për të?”, ndërsa Pejgamberi sal-lallahu alejhi ve sel-lem i tha: “Çka mendon nëse nëna jote të kishte lënë ndonjë borxh, e ti e ke kthyer; a do të jetë borxhi i kthyer?” “Po”, tha a jo, ndërsa ai shtoi: “Agjëro për nënën tënde”. [Mutefekun alejhi] Në transmetimin e Ebu Davudit përmendet se një grua kishte udhëtuar nëpër det dhe ishte betuar se nëse e shpëton Allahu i Lartësuar, do të agjërojë një muaj. Allahu e shpëtoi dhe ajo pas kësaj kishte vdekur, ndërsa nuk kishte plotësuar betimin e saj. Vajza e saj ose motra kishte ardhur te i Dërguari i Allahut dhe ai e kishte urdhëruar që të agjërojë në vend të saj.” [Ebu Daud, nr. 3307,3308]
Një njeri erdhe te i Dërguari i Allahut, sal-lallahu alejhi ve sel-lem dhe tha: “U shkatërrova, o i Dërguari i Allahut. Kam pasur marrëdhënie me gruan time në Ramazan. Pejgamberi, sal-lallahu alejhi ve sel-lem e pyeti: “A ke me çka ta lirosh një rob?” “Nuk kam”, u përgjigj ai njeri. Pejgamberi sal-lallahu alejhi ve sel-lem e pyeti: “A mundesh të agjërosh pandërprerë dy muaj?” U përgjigj: “Nuk mundem” Pejgamberi sal-lallahu alejhi ve sel-lem pyeti: “A ke ushqim që të ushqesh gjshtëdhjetë të varfër?” U përgjigj: “Nuk kam”. “Ulu”, i tha i Dërguari i Allahut. Dhe derisa ishim ulur, u kthye duke bartur një ferek, dhe tha: “Ku është ai që pyeti?” “Ja ku jam”. “Merre këtë dhe ndaje si sadaka.” Pastaj ai njeriu tha: “O i Dërguari i Allahut, vallë ka më të varfër se ne? Ndërmjet dy guroreve të zi nuk ka familje e cila ka më shumë nevojë për këto hurme sesa familje ime.” Pejgamberi sal-lallahu alejhi ve sel-lem, buzëqeshi aq shumë saqë iu pane dhëmballat, e pastaj tha: “Shko dhe me to ushqe familjen tënde!” [Mutefekun alejhi]
Është pyetur i Dërguari i Allahut, sal-lallahu alejhi ve sel-lem: “O i Dërguari i Allahut, nuk kemi vërejtur se në muajt tjerë agjëron më shumë sesa në muajin Shaban?” U përgjigj: “Ai është muaj të cilin njerëzit e kanë lënë anësh edhe pse është ndërmjet Rexhebit dhe Ramazanit. Ai është muaj në të cilin ngriten veprat deri te Zoti i qijeve, ndërsa unë më së shumti dua që veprat e mia të ngriten derisa jam agjërueshëm.” [Ahmedi, “Musned”, 5/201]
I pyetur rreth agjërimit të ditës së hënë, i Dërguari I Allahut, sal-lallahu alejhi ve sel-lem, ka thënë: “Ajo është ditë në të cilin kam lindur dhe në të ka filluar të më shpallet Kur`ani.” [Muslimi, nr.1162]
Usama r.a e pyeti të Dërguarin e Allahut, sal-lallahu alejhi ve sel-lem. “O i Dërguari i Allahut, ti agjëron aq shumë sa duket se kurrë nuk e ndërprenë agjërimin, ndërsa kur e ndërprenë duket se kurrë nuk do të agjërosh , përveç kur të vijnë dy ditët në të cilat ti agjëron.” “Cilët janë ato dy ditë?” “E hënë dhe e enjtja.” “Në ato dy ditë, të gjitha veprat e njerëzve dalin para Allahut xh.sh dhe unë dua që të agjëroj derisa veprat e mia shfaqen para Allahut. [Ahmedi, nr.21346, 5/201]
Është pyetur i Dërguari i Allahut, sal-lallahu alejhi ve sel-lem se pse agjëron ditën e hënë dhe të enjte. Përgjigjja është: “Të hënën dhe të enjten, Allahu xh.sh i falë çdo muslimani, përveç dy vetave të cilët janë hidhëruar ndërmjet vete, derisa të pajtohen.” [Ibn Maxhe nr. 1740]
Është pyetur i Dërguari i Allahut, sal-lallahu alejhi ve sel-lem: “Çka mendon për atë i cili çdo ditë pandërprerë agjëron. Ai tha: “Ai as që ka agjëruar e as që ka bërë iftar” (ose: ai as që agjëron, e as që bën iftar). “Çka thua për atë i cili agjëron dy ditë, ndërsa bën iftar një ditë?” Ai tha: “A ka dikush që mund të durojë këtë?” “E çka është puna e atij i cili agjëron një ditë, ndërsa të dytën bën iftar?” “Ai është agjërimi i Davudi a.s” “E çka është puna e atij që agjëron një ditë, ndërsa bën iftar dy ditë?” Tha: “Do të kasha dashur që ta duroj këtë.” Pastaj, I Dërguari i Allahut, sal-lallahu alejhi ve selem tha: “Tre ditë çdo muaj dhe prej Ramazanit në Ramazan, kjo paraqet agjërim të pandërprerë (sikur njeriu të agjërojë tërë jetën). Ndërsa me agjërimin e Ditës së Arafatit, shpresoj se Allahu do t`i falë mëkatet për vitin që ka shkuar dhe për vitin që vjen. Ndërsa me agjërimin e Ditës së Ashures, shpresoj se Allahu do t`ia falë (mëkatet e atij që agjëron) për një vit që vjen. [Muslim nr.1162]
Një njeri e pyeti të Dërguarin e Allahut, sal-lallahu alejhi ve sel-lem: “A mundem të agjëroj ditën e premte dhe të mos flas me askënd?” “Mos agjëro ditën e premte, vetëm nëse ajo ditë është një prej shumë ditëve (p.sh të premtën ta bashkojmë me të shtunën) ose një ditë e muajit i cili agjërohet krejt Ramazani. Ndërsa sa i përket asaj që të mos flasë me askënd, pasha Allahun, thirrja në të mirë dhe largimi nga e keqja është më e mire se heshtja.” [Ahmedi “Musned” nr. 21447, 5/225]
Omeri r.a. e pyeti të Dërguarin e Allahut, sal-lallahu alejhi ve sel-lem: “Jam betuar në xhahiljet se një ditë do ta kryej itikafin në Mesxhidu-l-Haram. Çka mendon për këtë?” “Shko dhe kryeje itikafin një ditë,” i tha Pejgamberi. [Buhariu 4/237]
Ibn Kajjim el-Xheuvzij
www.teuhid.net